Mbrëmje e çmendur në Champions: 42 gola dhe surpriza të mëdha

Një natë e çmendur futbolli ishte kjo e mërkurë në Ligën e Kampionëve, ku në total u shënuan plot 42 gola. Rezultati më surprizues erdhi nga “Anfield”, ku Liverpool u mposht thellë 1-4 nga PSV-ja, duke tronditur tifozët vendas.

Ndërkohë, Real Madrid arriti një fitore dramatike në Greqi ndaj Olympiacos me shifrat 3-4, nën ritmin e një superperformance të Kylian Mbappé, i cili shënoi të katër golat e madrilenëve.

Spektakël golash u pa edhe në Francë, ku PSG triumfoi 5-3 ndaj Tottenham, duke dhënë një tjetër ndeshje spektakolare të mbrëmjes.

Në sfidat e tjera, Atalanta e Berat Gjimshitit mposhti bindshëm Frankfurtin 0-3, ndërsa Sporting fitoi pastër 3-0 ndaj Club Brugge.

Rezultatet e plota:

  • Copenhagen 3-2 Kairat Almaty
  • Pafos 2-2 Monaco
  • Arsenal 3-1 Bayern München
  • Atletico Madrid 2-1 Inter
  • Frankfurt 0-3 Atalanta
  • Liverpool 1-4 PSV
  • Olympiacos 3-4 Real Madrid
  • PSG 5-3 Tottenham
  • Sporting 3-0 Club Brugge

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...