Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, Shqipëri – 11 shtator 2025

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë mbledhjen e radhës në Tiranë, Shqipëri, të enjten më 11 shtator 2025, nga ora 14:00 deri në 17:00.

Pikat kryesore në axhendë janë:

Caktimi i vendeve pritëse:

  • Finalja e UEFA Champions League 2027
  • Finalja e UEFA Women’s Champions League 2027
  • Finalet e UEFA Futsal Champions League 2026
  • UEFA Futsal Under-19 EURO 2027
  • UEFA Women’s Futsal EURO 2027

Finalet e UEFA Women’s Nations League 2025 – shpërblim

Rregulloret e Kampionatit Europian të Futsalit për vajza

Rregulloret e Kompeticionit Kualifikues Europian të UEFA-s për Kupën e Botës FIFA Futsal 2028

Më herët gjatë ditës, duke nisur nga ora 09:00, do të zhvillohet një festival futbolli për fëmijë në “Shtëpinë e Futbollit” në Tiranë, si pjesë e programit të UEFA-s “Futbolli në Shkolla”, me një ceremoni hapëse ku do të marrin pjesë Presidenti i UEFA-s Aleksander Čeferin dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka. 100 djem dhe vajza nga shkollat lokale do të marrin pjesë në festival, ku do të jenë të pranishëm edhe ambasadorët e UEFA-s Luís Figo dhe Aljoša Asanović, si dhe ish-lojtarë dhe personalitete vendase.

Njoftim për median

UEFA do të publikojë një njoftim për median pas mbledhjes në Tiranë për të komunikuar vendimet e marra nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s. Ju lutemi vini re se nuk janë planifikuar aktivitete mediatike rreth mbledhjes.

Si pjesë e aktivitetit “Futbolli në Shkolla” të UEFA-s, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” do të organizohet një zonë e dedikuar për median (mixed zone), ku përfaqësuesit e saj do të kenë mundësi të kryejnë xhirime dhe të bëjnë fotografi. Akreditimet mediatike për këtë aktivitet do të menaxhohen nga Zyra e Shtypit e FSHF-së.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...