Rama dhe Balluku inaugurojnë aksin Qukës-Qafë Plloçë, distanca Tiranë-Korçë shkurtohet

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, morën pjesë në inaugurimin e aksit Qukës-Qafë Plloçë, i cili nga dita e sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet. Kryeministri u prit me daulle, muzikë dhe flamuj kuq e zi nga banorët e zonës.

Ky aks përfaqëson një arterie jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Tirana në Korçë. Pas një pritjeje 16-vjeçare, distanca do të përshkruhet tani vetëm për 1 orë e 30 minuta, duke e bërë udhëtimin më të shpejtë dhe më të sigurt.

Aksi Qukës-Qafë Plloçë jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin, por gjithashtu krijon mundësi zhvillimi për zonën, duke nxitur turizmin dhe sektorin bujqësor, si dhe duke përmirësuar lidhjet ekonomike mes rajoneve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dardha, ndër fshatrat e bukur të Korçës plot me turistë e vizitorë

KORÇË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Fshati Dardhë në...

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...