Finlanda zbarkon me grup të plotë në Tiranë, rikthime të rëndësishme dhe një debutues për finalen ndaj Shqipërisë

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Finlandës po përgatitet për një përballje vendimtare ndaj Shqipërisë në Ligën e Kombeve, me objektivin e qartë për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën shqiptare. Finlandezët vijnë në Tiranë me një grup prej 25 futbollistësh, ku nuk mungojnë rikthimet e rëndësishme, por edhe një emër i ri që synon debutimin me kombëtaren.

Ndeshja e së enjtes në stadiumin “Air Albania” konsiderohet një finale e vërtetë për Finlandën, pasi një fitore ndaj kuqezinjve do t’i garantonte asaj një pozicion mes dy skuadrave të para në grup. Më pas, finlandezët do të luajnë në shtëpi ndaj San Marinos, por fillimisht duhet të kalojnë pengesën shqiptare.

Trajneri Jakob Fris ka vendosur të grumbullojë 25 lojtarë për sfidat e radhës, duke synuar të ketë në dispozicion një skuadër sa më konkurruese për këtë moment vendimtar të kompeticionit.

Vëmendja në listën e Finlandës shkon te mesfushori Luka Hyrylainen, pjesë e Magdeburgut, i cili është përfshirë për herë të parë në përfaqësuesen finlandeze. Një mundësi e rëndësishme për të riun, që mund të regjistrojë debutimin e tij pikërisht në përballjen ndaj Shqipërisë.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas një periudhe të gjatë mungese qendërmbrojtësi Robert Ivanov dhe mesfushori Fredrik Jensen. Dy rikthime që i japin më shumë alternativa trajnerit në repartet përkatëse.

Gjithashtu, Oliver Antman, futbollist i Anderlechtit, dhe Natak Skyttä, pjesë e Kaiserslauternit, janë sërish në dispozicion të Finlandës, pasi munguan në grumbullimin e kaluar për shkak dëmtimesh.

Kështu, Finlanda vjen në kryeqytetin shqiptar me pretendime të qarta dhe me një grup që ndërthur eksperiencën, rikthimet dhe elementët e rinj. Përballë saj do të jetë Shqipëria, e cila kërkon të shfrytëzojë faktorin fushë dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat me rëndësi në garën e Ligës së Kombeve.

Shqipëri -Finlandë pritet të jetë një duel që premton emocione, ku çdo pikë mund të peshojë në përcaktimin e fatit të grupit dhe objektivave të të dyja përfaqësueseve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryebashkiaku i Tiranës,...

Kush është ish-futbollisti i Milanit që dikur mundi Shqipërinë dhe sot është në stafin kuqezi

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Një emër që...

Aksident horror në Bullgari/ Përplasen mbi 50 automjete në autostradë, të paktën 10 viktima dhe 50 të plagosur

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Një aksident i...