Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, zbardhet mesazhi që u është dërguar anëtarëve

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick” në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa konfirmimi u është komunikuar zyrtarisht anëtarëve të Asamblesë përmes një mesazhi.

“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në njoftimin e dërguar anëtarëve, të cilëve u kërkohet të marrin masat për pjesëmarrjen.
Ky zhvillim konfirmon lajmin e publikuar më herët nga Top Channel prej ditës. Në këtë mbledhje pritet që fokusi kryesor të jetë përgatitja e Partisë Socialiste për zgjedhjet vendore të vitit 2027, si dhe organizimi i strukturave në të 46 bashkitë.

Një tjetër çështje me interes pritet të jetë formula që do të përdoret për përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish.
Vëmendje pritet t’i kushtohet edhe zhvillimeve politike brenda Partisë Socialiste, përfshirë debatet e fundit dhe qëndrimet e figurave të ndryshme të kësaj force politike. Deri më tani nuk është bërë publike axhenda zyrtare e mbledhjes dhe as temat konkrete që do të diskutohen.
Asambleja Kombëtare e 14 nëntorit pritet të shërbejë si një moment për diskutimin e organizimit të brendshëm të PS-së dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Maksim Et’hemaj ka...

Finlanda zbarkon me grup të plotë në Tiranë, rikthime të rëndësishme dhe një debutues për finalen ndaj Shqipërisë

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Përfaqësuesja e Finlandës...

Veliaj kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të PS dhe SPAK-ut, kërkon të marrë pjesë në Asamblenë socialiste të shtunën

TIRANË , 10 nëntor 2026/Albania Express News/-Kryebashkiaku i Tiranës,...