“Marrëveshja do të vazhdojë për aq kohë sa do Italia”/ Meloni reagon pas deklaratës së Ramës: Faleminderit Edi

ROMË,13 maj 2026/ Albania Express News/Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka falënderuar kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama, pas reagimit të këtij të fundit mbi marrëveshjen për emigrantët.

Deklarata u bë virale në disa media ndërkombëtare dhe u komentua gjerësisht pas një interviste të Ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha, në një media të huaj. Pas reagimeve, ministri reagoi duke theksuar se është keqkuptuar, ndërsa më pas ka ardhur reagimi nga vetë kryeministri, u cili theksoi se marrëveshja për qendrat e emigrantëve në Gjadër “do të mbetet në fuqi, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë këtë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Meloni ka ndarë shkrimin e Ramës, ndërsa shkruan “Faleminderit Edi”.

Të gjithë gazetarëve nga Italia dhe më gjerë, të cilët po kontaktojnë lidhur me një citim të shtrembëruar të raportuar nga një media pas një interviste me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë: Më lejoni ta ritheksoj, qartë dhe shpresoj njëherë e përgjithmonë, se Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar, për aq kohë sa Italia ta dëshirojë”, u shpreh dje Rama.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Valdrin Pjetri emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

TIRANË ,1 korrik 2026/Albania Express News/-Valdrin Pjetri është emëruar...

Shkodra synon turizëm 365 ditë në vit, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në qendër të vizionit për zhvillimin e rajonit

SHKODRA ,30 qershor 2026/Albania Express News/-Shkodra po forcon pozicionin...