“Marrëveshja 302 mln dollarë me SHBA, historike”, Balla pasi Shehaj rrëmbeu dokumentin konfidencial dhe iku me vrap: Duhet të arrestohet për shkelje të ligjit

TIRANË ,27 korrik 2026/Albania Express News/-Në seancën e sotme plenare, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla foli për marrëveshjen e huasë prej 302 mln dollarë nga SHBA për Shqipërinë, që do të shkojnë në fushën e mbrojtjes, duke e cilësuar si një marrëveshje historike.

Balla tha se Shqipëria do të ketë 48 muaj për aktivizimin e fondeve, afat deri në 12 vjet dhe se çdo përdorim i fondeve do të miratohet nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes duke garantuar transparencë të plotë.
“Kjo është një marrëveshje historike për Shqipërinë. Ajo shkon përtej termave financiarë dhe është një dëshmi konkrete e besimit të Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë, si edhe e rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që vendi ynë luan në sigurinë euro-atlantike”, u shpreh Balla.

Duke folur për investimet në mbrojtje, Balla theksoi se buxheti i këtij sektori është trefishuar gjatë viteve të fundit, nga 24.1 miliardë lekë në vitin 2020 në 69.2 miliardë lekë në vitin 2026. Ai shtoi se Shqipëria ka rritur shpenzimet për mbrojtjen në 2.6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa mbështet objektivin e ri të NATO-s për të arritur në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.
Sipas Ballës, vendimi për organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë është një vlerësim i rëndësishëm për rolin që Shqipëria luan në Aleancë, ndërsa vendi po përgatitet për fazën e re të zhvillimit të NATO-s, të njohur si “NATO 3.0”, përmes rritjes së kapaciteteve mbrojtëse dhe investimeve strategjike.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së sqaroi se fondet do të disbursohen vetëm sipas nevojave konkrete të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pas miratimit nga autoritetet amerikane. Shqipëria do të ketë 48 muaj për të angazhuar fondet, ndërsa kredia parashikon një afat shlyerjeje deri në 12 vjet, me mundësi periudhe grace deri në një vit dhe të drejtën për parapagim pa penalitete.
Ndërkohë sa i takon veprimit të bërë nga kreu i partisë Mundësia Agron Shehaj, i cili rrëmbeu kopjen e kësaj marrëveshje, një dokument i klasifikuar për të cilin të gjithë deputetët duhet të firmosin për konfidencialitetin, dhe më pas u largua me vrap nga salla, Balla tha se duhet të arrestohet për shkelje të ligjit.
“Agron Shehaj duhet arrestuar në flagrancë për shkelje të ligjit. Hajduti i të dhënave personale të shqiptarëve tani ka nisur të vjedhë edhe dokumentet e Kuvendit. Kur mungojnë argumentet, mbeten vetëm vjedhja e dokumenteve të klasifikuara dhe dëshpërimi. Agresioni ndaj një punonjëseje të administratës është gjithashtu një vepër penale”, deklaron kreu i grupit parlamentar i PS.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rrok Preçi, zëri i paharruar i Radio Tiranës, vlerësohet me titullin “Mirënjohje Nderi” në 84-vjetorin e lindjes

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Në 84-vjetorin e lindjes...

“WorldBankECA”: Nga emigrimi te rikthimi: si turizmi po rilind qytetet shqiptare

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Për vite me radhë,...

Vrau 20-vjeçarin në Ksamil dhe u arratis nga vendngjarja, kush është Sokol Vata, i dënuar në Angli për trafik droge

KSAMIL ,18 gusht 2026/Albania Express News/-Detaje të reja dalin...

Dinamo City shpërblehet pas suksesit ndaj Audas, Ardian Bardhi premton 500 mijë euro nëse kalohet Pafos

TIRANË ,18 gusht 2026/Albania Express News/- Atmosfera në kampin...