“Magjia e kërcimit pushton skenën e Teatrit “Skampa”:Të mërkurën ,një mbrëmje spektakolare për Ditën Ndërkombëtare të Dancit”

ELBASAN ,28 prill 2026/Albania Express News/Një mbrëmje që premton emocion, art dhe elegancë po afron për dashamirësit e kërcimit. Pedagogu i Akademisë së Arteve dhe koreografi i njohur Artan Ibërshimi ka bërë thirrje përmes rrjeteve sociale për të qenë pjesë e një ngjarjeje të veçantë artistike në qytetin e Elbasanit.

Më 29 prill 2026, në orën 19:30, në skenën e Teatrit “Skampa”, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër performancën e Shkollës Kombëtare Koreografike, e cila vjen në kuadër të festivalit “Albania Dance Competition 2026”. Një spektakël që pritet të sjellë në skenë talentin, disiplinën dhe pasionin e brezit të ri të artistëve të kërcimit.

Kjo mbrëmje do të jetë  jo  vetëm një shfaqje, por një festë e vërtetë e artit në lëvizje, ku eleganca dhe finesa e baletit klasik ndërthuren me energjinë dhe shpirtin bashkëkohor të skenës. Njëkohësisht, aktiviteti përkon me Ditën Ndërkombëtare të Kërcimit, duke i dhënë kësaj ngjarjeje një dimension edhe më simbolik dhe festiv.

Të gjithë janë të mirëpritur të bëhen pjesë e kësaj atmosfere magjike, ku ritmi, emocionet dhe bukuria e kërcimit bashkojnë artistë dhe spektatorë në një përjetim të paharrueshëm.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

PD kërkon interpelancë urgjente me kryeministrin Rama lidhur me kërkesat e protestuesve

TIRANË, 19 qershor 2026 /Albania Express News/ Partia Demokratika...

“Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit”

  Një rrefenjë për Zonat e Mbrojtura Nga Auron Tare Dikur, aty...

Vallëzimi i fundit, zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

BOTËRORI 2026 ,19 qershor 2026/Albania Express News /Tifozët e...