Liria e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, ministri Hoxha merr pjesë në takimin e thirrur nga Britania: Shqipëria, pjesë e koordinimit ndërkombëtar

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka marrë pjesë në takimin virtual të thirrur nga Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, i cili mblodhi homologë nga mbi 40 vende për të adresuar nevojën urgjente për të rivendosur lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit pas mbylljes së saj efektive nga Irani në kontekstin e konfliktit të vazhdueshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, minstri zbulon se diskutimet u përqendruan në përpjekjet e koordinuara ndërkombëtare, përmes mjeteve diplomatike dhe politike, por jo vetëm, për të siguruar rihapjen e sigurt dhe të qëndrueshme të kësaj rruge detare kritike, e cila është jetike për sigurinë globale të energjisë dhe stabilitetin ekonomik.
Hoxha theksoi se vendi ynë është i gatshëm të punojë ngushtë me partnerët dhe aleatët për të mbështetur përpjekjet e deeskalimit dhe për të kontribuar në iniciativa dhe zgjidhje kolektive.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ndeshja me Finlandën, Kombëtarja shqiptare mbyll përgatitjet në ‘Arenën Kombëtare’

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kombëtarja...

Pse nuk e mendojmë “tjetrin” si “unë”?

Nga Sejdin Cekani TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express...