Librazhdi dhe Ohri drejt partneritetit të ri ndërkufitar,Mariglen Disha takon kryebashkiakun Pecakov për projektet e Bashkimit Evropian

OHËR ,04 gusht 2026/Albania Express News/-Kryetari i Bashkisë së Librazhdit, Mariglen Disha, zhvilloi  një takim zyrtar me Kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, në kuadër të përpjekjeve për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe zgjerimin e partneriteteve mes dy njësive vendore.

Në një prononcim për mediat, Disha bëri të ditur se takimi u përqendrua në identifikimin e mundësive të reja të bashkëpunimit në kuadër të programeve IPA Cross-Border të Bashkimit Evropian, të cilat mbështesin projekte të përbashkëta mes vendeve fqinje në fusha të ndryshme zhvillimi.

“Kënaqësi të zhvilloja një takim zyrtar me Kryetarin e Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, me fokus forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe identifikimin e mundësive të reja për partneritet në kuadër të programeve IPA Cross-Border të Bashkimit Evropian. Takimi u karakterizua nga një frymë konstruktive dhe një angazhim i përbashkët për të thelluar bashkëpunimin institucional, duke krijuar mundësi për zhvillimin dhe zbatimin e projekteve të Bashkimit Evropian në fusha me interes të përbashkët”, u shpreh kryebashkiaku i Librazhdit.

Sipas Dishës, bashkëpunimi mes Librazhdit dhe Ohrit synon të sjellë përfitime konkrete për komunitetet e të dyja anëve të kufirit, përmes projekteve që mund të financohen nga fondet e Bashkimit Evropian. Fushat e bashkëpunimit pritet të përfshijnë zhvillimin ekonomik lokal, turizmin, mbrojtjen e mjedisit, kulturën, infrastrukturën dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në administrimin vendor.

Takimi vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt konsolidimit të marrëdhënieve institucionale mes Bashkisë së Librazhdit dhe Komunës së Ohrit, me synimin për të ndërtuar partneritete afatgjata dhe për të rritur mundësitë e përfitimit nga programet evropiane që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm në rajonet ndërkufitare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia mposht Partizanin, kampionët rikthehen te fitorja

RROGOZHINË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Egnatia është...

Presheva në fokus të investimeve: Kurti dhe diaspora shqiptare diskutojnë për potencialin ekonomik të rajonit

PRESHEVË/SHBA, 20 shtator 2026 /Albania Express News/- Në kuadër...

Milani rikthehet te fitorja, mposht bindshëm Leccen dhe afrohet me kreun

MILANO, 20 shtator 2026 /Albania Express News/ – Milani...