LAJMI I FUNDIT/ PD merr vendimin për kandidatin në Tiranë: Do të mbështesim…

PD nuk shpalli as sot emrin e kandidatit për Tiranën, teksa u zhvillua mbledhja e Kryesisë me rend dite këtë çështje. Kryetari i PD, Sali Berisha tha se opozita do të mbështesë një kandidat të pavarur në zgjedhjet e 9 Nëntorit për bashkinë e kryeqytetit.

I njëjti model, tha Berisha, do të ndiqet edhe me 5 bashkitë e tjera.“PD vlerëson dhe çmon shumë kandidaturat e pavarura. Do konsiderojmë me seriozitetin më të madh kandidatë të pavarur të cilët garojnë si të tillë dhe që konsiderohen të nevojshëm për fitoren e tyre, mbështetjen e PD. Besoj se në një valë me këtë nga diskutimet paraprake janë edhe forcat e tjera opozitare. Dhe kjo jo vetëm në bashkinë e Tiranës por edhe në bashkitë e tjera. Ata që janë të gatshëm të përballen me narkoshtetin e Edi Ramës të masin forcat në garë në interesin më të mirë”, tha Berisha.Kryetari i PD, Sali Berisha tha para anëtarëve të forumit më të lartë vendimmarrës të PD se nuk do të bojkotohen zgjedhjet e 9 Nëntorit, pavarësisht rezervave që ka shprehur opozita me dekretin e Presidentit Bajram Begaj.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...