LAJMI I FUNDIT /Ndërrojnë jetë dy efektivët në paraburgimin “313” në Tiranë! Dyshohet se…

TIRANË ,30 qershor 2026/Albania  Express News/-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa dy efektivët kanë umbur jetën në paraburgimin “313”. Sipas raportimeve, dy efektivët ndërruan jetë në distancë disa orëshe nga njëri-tjetri dhe paraprakisht dyshohet se kanë pësuar atak kardiak.

Një nga viktimat, 62-vjeçari Zog Muhameta, rreth orës 21.36 min të mbrëmjes kur po ndërrohej turni, ka qenë duke bërë instruktazhin e stafit që do merrte shërbimin dhe nga pyetja e dëshmitarëve atij i ka rënë të fikët. Është thirrur mjekja dhe infermierja e IEVP për 3 minuta dhe ka konstatuar që ka qenë pa puls, pra pa shenja jete. Menjëherë është dërguar urgjent me autoambulancë për në Spitalin Ushtarak duke e shoqëruar edhe infermieria e burgut. Atje është tentuar për ta kthyer në jetë por fatkeqësisht nuk është bërë e mundur. Janë dokumentuar me anë të kamerave të gjitha veprimet e stafit në IEVP.

Pas kësaj, siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kur po kryheshin veprimet hetimore, Pëllumb Vrana, me detyrë teknik i kamerave, 62 vjeç, banues në Tiranë, në orën 24:00 gjendej në zyrën e Drejtorit të institucionit dhe po këqyrte kamerat bashkë me Drejtorin e Policisë, Shefin e Sektorit të SHKB dhe Shefin e Sektorit të Kamerave në Drejtorinë e Policisë.

Kanë qenë duke shikuar kamerat në zyrë dhe, në një moment, Pëllumbit i ka rënë të fikët. Atij i është dhënë menjëherë ndihma nga të pranishmit dhe infermierja e institucionit dhe, pasi i ka ardhur pulsi, është dërguar menjëherë me ambulancën e institucionit te Urgjenca e QSUT dhe aty, rreth orës 01:00, ka humbur jetën.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Alarm për bombë në disa institucione, Policia e Shtetit nis hetimet: Nuk ka eksploziv”

TIRANË, 27 gusht 2026 / Albania Express News/ –...

Dita e së vërtetës për ekipet shqiptare, Dinamo dhe Egnatia kërkojnë lavdinë Europiane

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Sot, më 27...

Sulejman Demollari, “magjistari” i Dinamos që u bë idhull në Rumani

Nga rrugicat e Tiranës te stadiumet e Bukureshtit, historia...

Thethi, një nga destinacionet më të vizituara turistike në Alpet Shqiptare

TIRANË , 27 gusht 2026/Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...