Kuvendi të hënën në seancë të jashtëzakonshme plenare, qytetarët paralajmërojnë protestë, mesazhi i organizatorit: Do të na keni aty

TIRANË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Në Tiranë mbrëmjen e të shtunës u mbajt protesta e 56-të kombëtare. Qytetarët u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas u drejtuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku zhvilluan edhe tubimin e radhës.

Gjatë protestës, aktivisti Edison Lika bëri me dije nga podiumi se qytetarët do të rikthehen sërish të hënën para Parlamentit, ku do të mbahet seanca e radhës.

“Në fillim seanca ishte parashikuar për datën 30 korrik, por ata e ndryshuan për datën 27, të hënën. Ne u themi, siç ua bëmë të qartë që në mëngjes, se përsëri aty do të jemi”, deklaroi Lika.

Kujtojmë se prej 56 ditësh qytetarët po protestojnë, duke përsëritur thirrjet për një Shqipëri të re dhe për largimin e sistemit politik 35-vjeçar. Protestuesit kanë bërë më herët publike kërkesat e tyre dhe presin që ato të merren parasysh.

Pas fjalimeve të mbajtura pranë Kryeministrisë, qytetarët, si çdo mbrëmje, vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë dhe duke u bërë thirrje edhe qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë, tymi mbulon qytetin, zjarrfikësit në luftë me flakët

VLORË ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Një zjarr i përmasave...

E pazakontë, Presidenti i një shteti europian lë kostumin zyrtar dhe shfaqet si fotograf i Formula 1

ÇEKI ,26 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti i Republikës Çeke,...

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

TIRANË, 26 korrik 2026 /Albania Express News/- Nga plazhet...