Kush i bënte shpenzimet në familje? Avokati i Metës: I bënte Monika, ishte ministre e brendshme. Kryemadhi: Unë kam qenë klasë punëtore

TIRANË,11 maj 2026/Albania Express News/Pas mbylljes së seancës së sotme në GJKKO, ku hetimet për Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin do të vijojnë bashkë në hetim të zakonshëm, avokati i ish-presidentit u pyet në lidhje me deklaratën e tij në seancë për shpenzimet e bëra në shtëpi.

Avokati i Metës, Kujtim Cakrani, tha se shpenzimet i ka bërë zonja Kryemadhi, siç sipas tij edhe vetë ajo e ka pranuar, duke e quajtur më tej si “ministre e brendshme në shtëpi”.
“Në fakt nuk është se hodhi përgjegjësinë, atë e ka marrë vetë zonja që kur është pyetur në prokurori. Ministri i brendshëm në familje padyshim është gruaja”, tha ai.

Ndërkohë, për këtë deklaratë, Kryemadhi dha këtë përgjigje: Unë kam qenë klasa punëtore që zbatoja mbarëvajtjen e shtëpisë.
“Nuk ka asnjë shpenzim te tepruar siç pretendon SPAK. Bëhet fjalë për një ndërhyrje shëndetësore të vajzës time, timen dhe zotit Meta, që janë të gjitha të deklaruara. Për fatin e tij të mirë, duke qenë se ka qenë burrë shteti nuk është marrë asnjëherë me gjërat e shtëpisë, nuk është pjesë e asnjë lloj shpenzimi dhe marrëdhënie time me kushëririn tim Adrian Sharku. Për fat të keq Ilir Meta për shkak të politikës, ka kaluar pak kohë me fëmijët e vet”, shtoi ajo.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Berisha: Të lirohen menjëherë protestuesit, ndëshkim atyre që ushtruan dhunë

TIRANË, 4 korrik 2026 /Albania Express News/ -Kryetari i...

Në luftë për një kondicioner, vala e të nxehtit shkakton përleshje në Francë për pajisjet ftohëse

FRANCË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Një fushatë zbritjesh në...

Kushtetuesja rrëzon Veliajn, nuk kalon padinë e kryebashkiakut për gjykimin ndaj dosjes së SPAK

TIRANË ,4 korrik 2026/Albania Express News/-Gjykata Kushtetuese nuk e...