Kur sporti bëhet mesazh: KS Elbasani luan për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit

Muaji tetor njihet në mbarë botën si Tetori Rozë, periudha e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, një sëmundje që çdo vit prek miliona gra, por që falë kontrollit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm mund të parandalohet ose trajtohet me sukses.

Në këtë kuadër, vajzat e KS Elbasani u bashkuan me nismat sensibilizuese përmes ndeshjes së tyre me Studentin, duke e kthyer fushën e lojës në një hapësirë mesazhi dhe solidariteti.

Edhe pse rezultati sportiv përfundoi me fitoren e Studentit (0–3), qëllimi kryesor i ditës ishte përhapja e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe rëndësinë e kontrollit periodik.

Përmes kësaj ndeshjeje, sportistet e Elbasanit përcollën një thirrje të qartë:

Çdo grua duhet të kujdeset për veten, të informohet dhe të kryejë kontrolle të rregullta. 

Në shumë vende, Tetori Rozë është simbol i forcës, guximit dhe shpresës, por mbi të gjitha është një ftesë për veprim. Nëpërmjet sportit dhe bashkimit të komunitetit, nisma të tilla forcojnë idenë se parandalimi fillon nga ndërgjegjësimi.

KS Elbasani konfirmon përkushtimin e tij për të qenë jo vetëm një klub sportiv, por edhe një zë aktiv në çështjet shoqërore dhe shëndetësore, duke treguar se sporti mund të jetë një mjet i fuqishëm për edukim dhe frymëzim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Brazili hiqet nga lista e Bashkimi Europian, ndalohet importi i mishit të gjedhit dhe shpendëve

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Brazili hiqet nga...

87 ditë revolucion! Shqiptarët mblidhen sot sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Sot shënohet dita...

Lëkundje tërmeti në Elbasan, ndihen në qytet

ELBASAN  , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Lëkundje sizmike janë...