Kupa e Shqipërisë/ Gramshi siguron kualifikimin me golin e Tabakut , FSHF përgatit përballjet e turit të parë

TIRANË ,16 shtator 2026 /Albania Express News/-Gramshi ka siguruar një biletë për në turin e parë të Kupës së Shqipërisë, pas fitores minimale 1-0 ndaj Basanias, në një nga sfidat e turit paraeliminator të kompeticionit.

Skuadra gramshiote e zgjidhi ndeshjen në pjesën e dytë, teksa Tabaku shënoi në minutën e 54-t, gol që rezultoi vendimtar për kualifikimin e Gramshit në fazën tjetër.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Albpetroli triumfoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Memaliajt, duke siguruar gjithashtu kalimin në turin e parë. Dy golat e Çimeize Godsuill, në minutat 38’ dhe 88’, si dhe realizimi i Muços në minutën e 63-të, vulosën suksesin e skuadrës fituese.

Me kualifikimin e Gramshit dhe Albpetrolit, plotësohet numri i 16 skuadrave që do të garojnë në turin e parë të Kupës së Shqipërisë.

Tashmë vëmendja zhvendoset te Federata Shqiptare e Futbollit, e cila pritet të përcaktojë dhe publikojë çiftet e turit të parë. Skuadrat do të përballen në eliminim direkt, ndërsa ekipet që kalojnë këtë fazë do të avancojnë në turin e dytë.

Në turin e dytë, tetë skuadrat që do të kualifikohen nga çiftet e turit të parë do t’i bashkohen tetë ekipeve të para të sezonit të kaluar të Kategorisë Superiore, sipas skemës së përcaktuar të kompeticionit.

Rezultatet e turit paraeliminator

Albpetrol 3-0 Memaliaj

38’, 88’ Çimeize Godsuill, 63’ Muço

Gramshi 1-0 Basania

54’ Tabaku

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME