Kryeministri Rama ndan fotoalbumin nga samiti i NATO-s në Ankara

TURQI, 9 korrik 2026/Albania Express News/- Kryeministri Edi Rama mori pjesë dje në Ankara, Turqi në punimet e samitit të NATO-s, ku liderët e vendeve aleate diskutuan mbi sfidat aktuale të sigurisë dhe drejtimet strategjike të Aleancës.

Rama ndau në rrjetet sociale një fotoalbum nga pjesëmarrja në samit, ku ka biseduar me liderë të ndryshëm të vendeve të NATO-s, si kryeministri britanik Sir Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan.

Rama u prit në ceremoninë zyrtare të mirëseardhjes nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Gjithashtu Rama zhvilloi një takim me sekretarin Rutte.

Në përfundim të samitit të NATO-s u vendos që samiti i ardhshëm të mbahet në Shqipëri.

Samiti në Ankara mblodhi udhëheqësit e aleancës me 32 anëtarë, si dhe partnerët kryesorë, për të diskutuar kapacitetin mbrojtës të Evropës, objektivat e shpenzimeve të mbrojtjes të NATO-s, modernizimin ushtarak dhe mbështetjen e vazhdueshme për Ukrainën

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...