Krujë, inaugurimi i Komisariatit të ri / Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit kërkon rritje të profesionalizmit dhe goditje të krimit

 

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, pas inaugurimit të Komisariatit të Policisë Krujë, me prezencën e Ministrit të Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, zhvilloi një takim pune me efektivat e këtij komisariati.

Drejtori Hita kërkoi nga drejtuesit dhe efektivët e Policisë së Krujës punë profesionale për sigurimin e informacionit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, identifikimin dhe goditjen e financuesve dhe trafikantëve të kanabisit, si dhe kapjen e personave në kërkim, duke u ndalur te një i kërkuar që, sa herë ushtron kontroll Policia, i gjenden armë në banesë dhe ende nuk është kapur.

Armëmbajtja pa leje, krimet mjedisore, si dhe ndjekja në dinamikë e shqetësimeve të qytetarëve, sado të vogla qofshin ato, ishin disa nga porositë e tjera që Drejtori i Përgjithshëm la, duke kërkuar më shumë angazhim dhe profesionalizëm.

Më tej, Drejtori kërkoi performancë më të mirë nga punonjësit e Policisë, duke theksuar se ambientet e reja ku do të punojnë kërkojnë një performancë tjetër, me qëllim që qytetarët të marrin një shërbim sa më cilësor.

Në fund të takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga shërbimet e Policisë Rrugore që të zbatojnë me rigorozitet porositë e dhëna, duke u fokusuar te teknologjia për evidentimin e shkeljeve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident në aksin Tepelenë-Krahës, 8 persona të lënduar

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të...

Operacion policor në Elbasan, dyshime për aktivitet të paligjshëm prostitucioni pranë zonës universitare

Një operacion i Policisë së Shtetit është zhvilluar mbrëmjen...

Gjysmëfinalet e UEFA Champions League, parashikimet e Superkompjuterit Opta

Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Arsenal dhe Atlético Madrid kanë...

Agroturizëm “Paja” prezanton me dinjitet vlerat e Belshit në panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2026” në Lushnje

LUSHNJE,26 prill 2026/Albania Express News/Në qendër  të qytetit të...