Krijohen dy Shoqëri të Bashkëpunimit Bujqësor për pataten dhe mjaltin në Fushë Studen të Librazhdit

TIRANË, 25 qershor 2026 /Albania  Express News/ -Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, njoftoi sot krijimin e dy Shoqërive të Bashkëpunimit Bujqësor në zonën e Fushë Studnës, një për prodhimin e patates dhe një për mjaltin, me synim organizimin më të mirë të fermerëve dhe rritjen e vlerës së prodhimit vendas.

Në një postim në rrjetet sociale, Salla bëri të ditur se, së bashku me kryebashkiakun e Librazhdit,  Mariglen Disha, prezantuan krijimin e shoqërive “Agro Stebleva” për pataten dhe një tjetër për sektorin e bletarisë, duke e cilësuar këtë një hap të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit në sektorin bujqësor.

Salla theksoi se gjatë takimit u diskutua mbi përfitimet që sjell bashkimi i fermerëve, si dhe mbi mundësitë që ofron Skema Kombëtare e Mbështetjes 2026.

Sipas tij, Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të mbështeten me financim deri në 100% për masat e dedikuara, duke krijuar më shumë mundësi për investime, akses në tregje dhe rritje të konkurrueshmërisë së produkteve bujqësore shqiptare.

Ministri vlerësoi gjithashtu potencialet e zhvillimit të bujqësisë në zonën e Fushë Studnës, duke nënvizuar rëndësinë e organizimit të fermerëve për të rritur prodhimin dhe për të fuqizuar markën “Made in Albania”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME