Korridori VIII avancon me ritme të shpejta – IKMT ndërhyn në Spathar për hapjen e aksit strategjik Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë

LIBRAZHD,26 prill 2026/Albania Express News/Procesi i ndërtimit të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend, Korridori VIII, ka hyrë në një fazë të re të zbatimit në terren, me ndërhyrje konkrete në zonën e Spatharit, në funksion të zgjerimit të aksit Elbasan–Përrenjas–Qafë Thanë.

Në kuadër të këtij projekti strategjik për lidhjen lindje–perëndim të Shqipërisë dhe më gjerë në rajon, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka ekzekutuar shembjen e një objekti dykatësh, i cili pengonte vijimin e punimeve në segmentin e planifikuar rrugor.

Ky aksion është pjesë e një ndërhyrjeje të koordinuar institucionale që po realizohet në mbështetje të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili po udhëheq projektin për modernizimin dhe zgjerimin e këtij korridori me rëndësi të veçantë kombëtare dhe rajonale.

Sipas planit infrastrukturor, Korridori VIII pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e qarkullimit dhe sigurinë rrugore, duke lidhur portet e Durrësit dhe Vlorës me Maqedoninë e Veriut dhe më tej drejt Bullgarisë, duke e kthyer këtë aks në një bosht kryesor ekonomik të Ballkanit.

Ndërhyrjet në zonën e Spatharit shënojnë një hap të rëndësishëm në përgatitjen e terrenit për fazat e ardhshme të ndërtimit, ndërsa autoritetet theksojnë se procesi po vijon sipas planifikimit dhe standardeve të përcaktuara.

Zbatimi i këtij projekti pritet të sjellë jo vetëm përmirësim të ndjeshëm të infrastrukturës rrugore, por edhe ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e lidhjeve tregtare të Shqipërisë me rajonin dhe Bashkimin Europian.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Dy gola dhe tre kartonë të kuq, Botërori 2026 nis me fitoren e Meksikës organizatore përballë Afrikës së Jugut

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Botërori 2026 ka nisur me spektakël...

Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe brohorasin: Pa rini nuk ka Shqipëri

TIRANË ,11 qershor 2026/Albania Express News/Protesta e qytetarëve ka...

Kupa e Botës ngre siparin, ceremonia madhështore me performancën spektakolare të Shakirës

BOTËRORI 2026/Albania Express News/Ka ardhur momenti. Spektakli më i...