Kontrolle për monopatinat në shëtitoret e Durrësit, policia sekuestron disa mjete elektrike

DURRËS ,17 gusht 2026/Albania Express News/-Policia bashkiake në Durrës njoftoi sot se në kuadër të masave të ndërmarra për garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe pushuesve, si dhe për mbarëvajtjen e qarkullimit në hapësirat publike me fluks të lartë këmbësorësh, ka forcuar kontrollet në terren për zbatimin e ndalimit të qarkullimit të monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike në shëtitore dhe sheshe publike.

Sipas policisë, gjatë kontrolleve të ushtruara në Shëtitoren “Taulantia”, strukturat e Policisë Bashkiake kanë sekuestruar disa monopatina dhe kanë vendosur masa administrative me gjobë

“Ndalimi i qarkullimit të monopatinave dhe mjeteve të tjera elektrike zbatohet në: Shëtitoren e Plazhit; Shëtitoren “Taulantia”; Sheshin “Liria”; Shëtitoren tek Shkëmbi i Kavajës; Vala Park; Sheshin “Moikom Zeqo”, në hyrje të Durrësit; Shëtitoren në bregdet, Ishëm”, njoftoi policia bashkiake.

Policia bëri me dije se kontrollet do të vijojnë edhe në shëtitore dhe hapësira të tjera publike të përcaktuara, me qëllim parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe pushuesve.

Policia Bashkiake Durrës kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët dhe vizitorët. Respektimi i rregullave është një përgjegjësi e përbashkët dhe një kontribut i drejtpërdrejtë për një qytet më të sigurt, më të qetë dhe më të aksesueshëm për të gjithë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

E rëndë në Lushnje, djali me probleme mendore dyshohet se vrau nënën dhe plagosi rëndë babanë me sqepar

LUSHNJE, 24 gusht 2026 /Albania Express News/-  Një ngjarje...

Shkodra vlerësohet me “Green Destinations Bronze Award”

SHKODËR , 24 gusht 2026/Albania Express News/-Shkodra është vlerësuar...