Kontrolle në plazhet e Himarës për respektimin e hapësirave publike

HIMARË , 31 korrik 2026/Albania Express News/-Në zonat bregdetare vijojnë kontrollet për garantimin e përdorimit të rregullt të hapësirave publike dhe respektimin e standardeve të administrimit të plazheve.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “në Himarë vijojnë inspektimet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit dhe bashkitë për respektimin e hapësirave publike në plazhe”.

“Ndërkohë, një rampë ekologjike e re po përmirëson aksesin në plazhin e Himarës për personat me aftësi ndryshe, duke e bërë bregdetin më gjithëpërfshirës”, tha Gonxhja.

Këto kontrolle synojnë një menaxhim më efikas të plazheve publike, garantim të aksesit të lirë për pushuesit dhe respektimin e standardeve të përcaktuara për sezonin veror.

AKB do të vijojë monitorimin përgjatë vijës bregdetare, me prioritet mbrojtjen e hapësirave publike dhe krijimin e kushteve sa më të mira për qytetarët dhe turistët që zgjedhin bregdetin shqiptar gjatë muajve të verës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Haga te përçarja: kush po e ndez zjarrin mes shqiptarëve?

Nga Vladimir Selamaj ATHINË ,20 shtator 2026 /Albania Express News/-Ka...

Mjeku kuron, natyra shëron , refleksion mbi mjekësinë, vetëshërimin dhe kufijtë e dijes

Nga Shefqet Deliallisi TIRANË, 20 shtator 2026 /Albania Express News/...