Kombëtarja mbyll përgatitjet për San Marinon, mungon Klisman Cake

TIRANË, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Nations League ndaj San Marinos, sfidë që do të luhet të martën në mbrëmje në “San Marino Stadium”.

Kuqezinjtë zhvilluan paraditen e së hënës seancën e fundit stërvitore në Tiranë, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran. Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit, fokusi i kësaj seance ishte te përgatitja fizike dhe puna në aspektet taktike për përballjen me San Marinon.

FSHF bën të ditur se grupi është në gjendje të mirë dhe se Klisman Cake do të jetë mungesa e vetme për këtë ndeshje. Mbrojtësi nuk ishte i gatshëm as në sfidën ndaj Bjellorusisë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore po përmirësohet.

Sipas parashikimeve të stafit të Kombëtares, Cake pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme ndaj Finlandës.

Ndërkohë, portieri Simon Simoni ka qëndruar në Tiranë për t’iu bashkuar Kombëtares U-21, e cila do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Shqipëria udhëton drejt San Marinos me moralin e lartë pas fitores së rëndësishme ndaj Bjellorusisë në “Air Albania”, në ndeshjen e parë të kësaj fushate në Nations League.

Për kuqezinjtë, sfida ndaj San Marinos është tashmë përballja e radhës në objektivin e vendosur për këtë edicion, ndërsa skuadra synon të vijojë me rezultate pozitive nën drejtimin e trajnerit italian Rolando Maran.

Ndeshja San Marino–Shqipëri do të luhet të martën në mbrëmje në “San Marino Stadium” .

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...