Kryezjarr, përfundon rehabilitimi i rrugës që lidh fshatin me nënstacionin elektrik

ELBASAN, 28 shtator 2026 /Albania Express News/ – Përfundon rehabilitimi i një tjetër segmenti rrugor në fshatin Kryezjarr të Bashkisë Elbasan, duke përmirësuar lidhjen e banorëve me nënstacionin elektrik të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST).

Segmenti, me një gjatësi prej rreth 800 metrash, është rehabilituar pas përfundimit të punimeve për nënstacionin elektrik dhe linjën e interkonjeksionit. Ndërhyrja ishte një prej kërkesave të banorëve të zonës dhe pjesë e angazhimeve të Bashkisë Elbasan për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në këtë territor.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me deputeten Evis Kushi, inspektuan nga afër përfundimin e punimeve.

Llatja theksoi se ky investim vjen në vijim të përfundimit të Unazës së Kryezjarrit, me gjatësi rreth 1.1 kilometra, një tjetër ndërhyrje e kërkuar prej kohësh nga banorët.

“Para disa muajsh përfunduam Unazën e fshatit Kryezjarr, me një gjatësi prej 1100 metrash, një kërkesë e banorëve. Tashmë jemi duke kryer një tjetër investim në fshatin Kryezjarr, për lidhjen me nënstacionin elektrik të Operatorit të Sistemit të Transmetimit, një nga linjat kryesore të lidhjes me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, e cila është ndërtuar në fshatin Kryezjarr. Tashmë po vazhdojmë me investimin tjetër, për lidhjen e fshatit Kryezjarr me fshatin Mjekës”, deklaroi kryebashkiaku.

Sipas tij, ndërhyrjet infrastrukturore në zonë do të vijojnë edhe me projekte të tjera që synojnë përmirësimin e lidhjes mes fshatrave dhe njësive administrative Shirgjan e Tregan.

“Ne po përgatitemi që shumë shpejt të nisim një tjetër investim, i cili lidh Mjekësin me Tudanin dhe Kryezjarrin me Tudanin, duke ndërvepruar me të gjithë pjesën e sipërme të kodrave të njësive administrative Shirgjan dhe Tregan. Investime të tjera do të bëhen gati gjatë këtij viti në shumë fshatra të Bashkisë Elbasan”, tha Llatja.

Ndërsa deputetja Evis Kushi vlerësoi ndikimin që investimet infrastrukturore kanë në jetën e komunitetit, duke veçuar zonën e Kryezjarrit.

“Veçanërisht kjo rrugë, por edhe Unaza e Kryezjarrit, ka ndryshuar jetën e banorëve, por është edhe një kontribut i rëndësishëm ekonomik për jetën e qytetarëve”, u shpreh Kushi.

Me përfundimin e rehabilitimit të këtij segmenti, Kryezjarri përfiton një tjetër ndërhyrje në infrastrukturën rrugore, ndërsa projektet e paralajmëruara pritet të zgjerojnë më tej lidhjet rrugore mes fshatrave të zonës dhe pjesës tjetër të territorit të Bashkisë Elbasan.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...