Automjeti përfshihet nga flakët te Rrethrrotullimi “1 Maji” në Elbasan, ndërhyjnë zjarrfikësit

ELBASAN, 28 shtator 2026 /Albania Express News/- Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në një prej lagjeve në qendër të qytetit të Elbasanit.

Ngjarja është regjistruar në zonën e njohur si “1 Maji”, ku flakët janë shoqëruar me shtëllunga të mëdha tymi, duke krijuar panik te banorët dhe kalimtarët.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës, i cili ka ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.

Paraprakisht, dyshohet se zjarri ka përfshirë automjetin për shkaqe ende të paqarta, ndërsa pritet që të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Gjimshiti flet në prag të ndeshjes me San Marinon: Duket ndeshje e lehtë, por s’është e tillë, të jemi të përqendruar

SAN MARINO ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja shqiptare...

Vijon në ditën e 121-të protesta para Kryeministrisë

TIRANË ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Në ditën e...

‘Të tregojmë respekt për San Marinon’/ Kërkesa e Rolando Maran për skuadrën: Duhet të bëjmë ndeshje serioze

San Marino ,28 shtator 2026 /Albania Express News/-Kombëtarja luan...