Klosi: Deri më 30 qershor zhvillohen zgjedhjet në strukturat e PS-së, 4 anëtarë të rinj në çdo organizatë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi bëri të ditur sot se procesi i zgjedhjeve në strukturat e partisë do të zhvillohet në periudhën 21 mars – 30 qershor, i ndarë në disa faza të mirëpërcaktuara.

Në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste, Klosi prezantoi një sërë objektivash për organizatat socialiste në të gjithë vendin, duke vënë theksin te riorganizimi i brendshëm dhe zgjerimi i partisë.

“Hapi i radhës i PS-së është ta kthejë suksesin elektoral në forcë më të madhe organizative”, u shpreh Klosi.

Në fokus të procesit të zgjedhjeve të strukturave vendore të PS-së, sipas tij, është konsolidimi i organizatës socialiste në çdo qendër votimit, zgjerimi i anëtarësisë, përzgjedhja më cilësore e drejtuesve vendorë dhe ngritja dhe riorganizimi i strukturave të partisë në terren, përfshirë edhe në diasporë.

Duke folur mbi procesin e zgjedhjeve në parti, Klosi theksoi se nga 21 marsi deri më 16 prill do të zhvillohet analiza e çdo organizate socialiste.

Në vijim, sipas tij, nga 16 prilli në 13 maj do të mbahen zgjedhjet në organizata socialiste dhe nga 16 maji në 12 qershor do të mbahen zgjedhjet e kryetarëve të partisë në bashki.

Ndërkohë, Klosi theksoi se deri më 30 qershor pritet të përfundojë konstituimi i të gjitha organizatave lokale.

Klosi nënvizoi se ky proces synon forcimin e strukturave dhe rritjen e efikasitetit të partisë në terren, duke e përgatitur atë për sfidat e ardhshme politike, ndërsa theksoi se objektiv është shtimi i anëtarësisë, 4 anëtarë të rinj minimalisht në çdo organizatë, mes tyre dy gra dhe dy meshkuj, ndërsa fokusi është te të rinjtë dhe takimet që duhet të zhvillohen me to.

Klosi theksoi rëndësinë e ndjekjes dhe raportimit të procesit zgjedhor në çdo organizatë, si dhe rritjen e angazhimit me të rinjtë dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...