Kërcënohet sërish Endri Meksi, djali i ish kryeministrit/ I vihet tritol në dyqanin e MCN Get Connected në zonën e Xhamllikut

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Tiranë, duke shkaktuar dëme materiale në një biznes të Endri Meksit, pronari i MCN Tv. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:30 në rrugën “Xhanfize Keko”, ku sipas informacionit paraprak, në një dyqan që ofron shërbime internet ‘MCN Get Connected’ i është vendosur një sasi tritoli.  Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur hetimet.  Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave, ndërsa po verifikohen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin ose autorët e dyshuar.  Endri Meksi është kërcënuar dhe disa herë të tjera pranë ambienteve të televizionit që ai zotëron.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Taulant Balla: Partia Demokratike po strehon persona të kërkuar nga policia për zjarrvënie

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Kryetari i Grupit...

Bashkim Taga, emër që Durrësi nuk duhet ta harrojë

Një jetë në shërbim të basketbollit, një histori pasioni,...

“Mos e humbisni mundësinë për dialog”, vajza e Azem Hajdarit mesazh studenteve me foton e të atit

TIRANË, 22 tetor 2026 /Albania Express News/-Ish-deputetja e PD-së,...