Kategoria Superiore/ AF Elbasani me hap kampioni përmbys Teutën, i afrohet me 1 pikë Vllaznisë

AF Elbasani përfitoi nga barazimi i Vllaznisë në Vorë dhe arriti të marrë një fitore të rëndësishme në Durrës ndaj Teutës që e afron në 1 pikë me skuadrën shkodrane.

Në Niko Dovana, AF Elbasani arriti të fitojë këtë përballje 2-1 një fitore që erdhi me përmbysje me skuadrën e Gvozdenovic që shkon në 59 pikë.
Ishte Teuta ajo që mori avantazhin në këtë përballje teksa në minutën e 23 shënoi me Arifin që ekzekutoi saktë një 11 metërsh. Të besuarit e Enkeled Dobit e mbyllën pjesën e parë me avantazhin 1-0, por Djemtë e Detit nuk ditën ta ruajnë këtë rezultat.

Në fillimin e pjesës së dytë, AF Elbasani barazoi shifrat në 1-1 falë golit të Diallo. Kur u duk se skuadrat do të dilnin nga fusha e lojës në paqe, në minutën e 95, AF Elbasani pas ekzekutimit të një goditje këndi shënoi golin e fitores 2-1 me Ze Gomes dhe tani është në vendin e dytë të klasifikimit në një garë të fortë me Vllazninë për titullin, ndërsa Teuta mbetet në vendin e 6 me 38 pikë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga gjysmëfinalet në finalen e madhe, Elbasani njeh dy shkollat që garojnë për titullin kampion të debatit 2026

ELBASAN  , 13 nëntor 2026/Albania Express News/- Gara mes...

Shqipëria publikon formacionin ndaj Finlandës, kuqezinjtë synojnë fitoren në sfidën vendimtare të Ligës së Kombeve

Berisha rikthehet mes shtyllave, ndërsa Qazim Laçi është sërish...

Tifozët besojnë te kuqezinjtë, 65% votojnë për fitoren e Shqipërisë ndaj Finlandës në sondazhin e UEFA-s

TIRANË , 12 nëntor 2026/Albania Express News/-Pak orë para...