Kaos në sfidën Egnatia-Vllaznia/ Rrogozhinasit braktisin ndeshjen, Xhemajli dhe trajneri Tetova ndëshkohen me karton të kuq

Kaosi përfshiu ndeshjen mes Egnatias dhe Vllaznisë, sfida që hapi fazën e fundit të Kategorisë Superiore teksa u panë momente tensioni.

Gjithçka ndodhi në minutën e 71 të ndeshjes kur gjyqtari i ndeshjes ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin e Egnatias Xhemajli pas një dueli me sulmuesin e Vllaznisë Bekim Balajn. Një moment ky që acaroi skuadrën e Egnatias e cila për pak caste braktisi fushën e lojës.
Arbitri Lata më pas e verifikoi episodin e Xhemajlit në sistemin VAR duke e konfirmuar vendimin e tij për të ndëshkuar me karton të kuq futbollistin. Më pas e pësoi edhe trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, duke u ndëshkuar edhe ajo me karton të kuq. Egnatia u kthye në fushën e lojës pas rreth 7 minutash protestë për të mbyllur ndeshjen rezultati përfundimtar i së cilës ishte 0-0.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara

SELANIK,5 korrik 2026/Albania Express News/-Një natë dramatike në luftë...

Protestuesja nga Kanadaja: Berisha kumbari im, unë emigrova, ai notonte me paratë e Shqipërisë

TIRANË, 5 korrik 2026/Albania Express News/- Në ditën e 35-të...