Kanye West elektrizoi Tiranën/ 60 mijë spektatorë ndoqën yllin botëror, Shqipëria hyn në hartën e eventeve globale

TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Për një natë të vetme, Tirana u shndëruar në kryeqendrën e muzikës botërore. Në “Eagle Stadium”, me një kapacitet prej 60 mijë vendesh, u mblodhën mijëra fansa për të ndjekur nga afër koncertin e një prej artistëve më të diskutuar dhe më me ndikim të dekadave të fundit, Kanye West.

Koncerti bëri bashkë në Tiranë fansa nga 80 kombësi të ndryshme. Entuziazmi i tyre ishte i jashtëzakonshëm, teksa ndan emocionet dhe pritshmëritë për natën që e kishin pritur prej kohësh.
Energjia elektrizuese përfshiu të gjithë stadiumin me daljen e Kanye West në skenë. Publiku këndoi së bashku më artistin çdo varg të këngëve të tij teksa përgjatë gjithë kohës nuk munguan telefonat në duar për të filmuar çdo moment. Skenografia e veçantë me globin mbi të cilin Kanye West performon dhe efektet vizuale e bën akoma edhe më spektakolare përvojën për fansat.

Në një koncert që zgjati për plot dy orë, publiku nuk ndaloi së kërcyeri për asnjë moment teksa dëgjonin dhe disa prej hiteve më të famshme të Kanye West si “Flashing Lights” “Stronger”, “Famous” apo “Runaway”.
Një event i përmasave ndërkombëtare, me një atmosferë të paharrueshme. Koncerti i Kanye West u shndërrua në një nga ngjarjet më të mëdha muzikore në vendin tonë, duke e vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve që mirëpresin spektakle të mëdha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Kur lodhen, fëmijët grinden. Kur lodhen lëvizjet-fragmentohen: Lëreni egon mënjanë, uluni!

Nga Pezana Rexha TIRANË ,12 korrik 2026/Albania Express News/-  E shoh...

Edhe më shumë turistë në Himarë këtë vit, Tavo: Zgjerim i plazheve publike, dialog me bizneset për çmimet

HIMARË,12 korrik 2026 /Albania Express News/- Rritja e vazhdueshme...

Vdes në moshën 74-vjeçare ish-Emiri i Katarit, udhëhoqi vendin drejt fuqizimit ekonomik dhe ndikimit global

KATAR ,12 korrik 2026/Albania Express News/-Ish-Emiri i Katarit, Sheikh...