Kalimi në tunelin e Llogarasë do të bëhet me pagesë brenda muajit, ja sa do të jenë tarifat

Në tunelin e Llogarasë pritet që brenda këtij muaji të nis dhe aplikimi i tarifave, ndërsa deri më tani kalimi është bërë pa pagesë.

Punimet për vendosjen e sistemit të pagesës tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, ndërsa këtë të hënë janë zhvilluar dhe testet e fundit për funksionimin e pajisjeve.
Kudo janë vendosur kamerat e sigurisë dhe sistemet elektronike që do të pasojnë më pas me tarifimin e çdo mjeti që kalon në këtë aks.

Pagesa pritet të nisë nga 100 lekë për motoçikletat dhe maksimumi do të jetë 5 mijë lekë për mjetet e tonazhit të rëndë.
Për autoveturat tarifa e kalimit do të jetë 250 lekë, ose 500 lekë vajtje-ardhje, 500 lekë për mjete me karroceri, dhe 1000 lekë për furgonë e autobusë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Situata me zjarret në vend/ 31 vatra në 24 orët e fundit, 3 prej tyre ende aktive, Dajti dhe Gojani zonat më problematike

TIRANË , 25 gusht 2026/Albania Express News/-Bazuar në informacionet...

Aksident tragjik në Golem, përplaset motomjeti me bordurën, humbin jetën dy persona

GOLEM, 25 gusht 2026/Albania Express News/- Një aksident i...