Ka diçka me rëndësi që nuk shkon tek lojtari kombëtares shqiptar, Torino nuk e grumbullon

Torino do të përballet ditën e sotme me Romën, në kuadër të javës së 21-të të Serie A.

Sfida që do të zhvillohet në “Stadio Olimpico di Torino” , do të nisë prej orës 18:00. Ndërkohë që pak minuta më parë, klubi torinez ka zbuluar edhe listën e plotë të skuadrës, me lojtarët që janë të gatshëm për sot. Jashtë kësaj liste është lënë Kristjan Asllani.
Mesa duket, mesufshori i Kombëtares shqiptare e ka mbyllur me Torinon, me trajnerin Marco Baroni që s’e ul më as në stol. Gjithçka u pa qartë disa ditë më parë edhe në Kupë, ku edhe aty ishte jashtë listës.

Ndërkohë, përsa i përket kampionatit, pra Serie A, kjo është hera e parë që elbasanasi mbetet jashtë skuadrës. Te Inter s’i ka ndodhur asnjëherë, përveç rasteve të detyrueshme kur ka qenë i dëmtuar.
Kujtojmë se Torino ka vendosur që huazimi i shqiptarit të mbyllet para kohe. Ndërkohë që klubi që zotëron kartonin e tij, Inter, po punon fort për të gjetur një “strehë” të re për Asllanin, pa mbaruar merkato e janarit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Referendumi në PD, Berisha rikonfirmohet me 96% të votave në krye të opozitës. Rezultatet në çdo degë

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Sali Berisha është rikonfirmuar nga...

Fitore heroike e Egnatias, rrogozhinasit mposhtin Vllazninë dhe “flirtojnë” me titullin kampion

TIRANË,23 maj 2026/Albania Express News/Egnatia mposht Vllazninë në një...

Fieri hap në plazhin e Darëzezës sezonin e ri turistik veror

FIER,23 maj 2026/Albania Express News/ Mes një atmosfere festive...

PD Elbasan “blindon” votën , mbi 1100 anëtarë votojnë pro në referendumin për Berishën

ELBASAN,23 maj 2026/Albania Express News/Në degën e Partisë Demokratike...