“Ka 19 muaj pa takuar prindërit e sëmurë”, Balliu pas takimit me Metën në burgun 313: E vetmja qeli që nuk ka sinjal për të thirrur oficerin

TIRANË,29 prill 2026/Albania Express News/Pas përfundimit të takimit me ish-presidentin Ilir Meta, deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu nga burgu 313 dha një prononcim për mediat, ku tregoi kushtet e qelisë ku qëndron kreu i PL-së.

Demokrati u shpreh se qelia e Metës është e vetmja në gjithë burgun që nuk ka sinjal për të thirrur oficerin e policisë. Po ashtu, sipas tij, Meta ka 19 muaj që nuk ka takuar prindërit e tij të sëmurë, ndërsa shtoi që edhe komunikimet me Tedi Blushin nuk i ka në mënyrë direkte.
Sa i përket pamjes fizike dhe shëndetësore, Balliu theksoi se ish-presidenti është në ‘top formë’.

“Kisha dëshirë ta sqaroja për disa gjëra, por më sqaroi mua ai. E vetmja qeli në të gjithë burgun që nuk punon sinjali për të thirrur oficerin e policisë për një arsye që mund të ketë i burgosuri, vetëm kaq mjafton për të treguar se sa në imtësi ata merren me këto çështje.
Ilir Meta i përballon të gjitha, edhe atë kafazin që kërkojnë ta mbajnë me zor gjatë gjyqit. Ai kërkon atë që është më minimalja: komunikimin me deputetët e tij. Edhe me kreun e grupit parlamentar të PL-së, Tedi Blushi, duhet të flasë nëpërmjet dikujt tjetër, sepse nuk e lejojnë të flasë në mënyrë direkte.
Prej 19 muajsh nuk takon prindërit e tij që janë të sëmurë. Ai kërkon që seancat të jenë publike, që qytetarët të dëgjojnë ku Ilir Meta ka vjedhur qoftë një 1 cent të shtetit shqiptar. Qeveria po bën çmos që seancat gjyqësore të jenë të fshehta. Ju kujtoj Navalnyn, që iu dha e drejta për intervistë; Ilir Metës nuk i jepet mundësia.
E vetmja gjë që ai kërkon është transparenca me qytetarët. Nuk është këtu për vjedhje, por për denoncimin e aferave korruptive të Edi Ramës. Ndodhet prej gati 2 vitesh në paraburgim, pa asnjë akuzë.
Meta i ka ndjekur reagimet, mund t’ju them që është në ‘top formë’ për betejën. Ai i ndjek të gjitha, është super i qartë. Patjetër që çdo gjë që ndërmerr qeveria e bën prej frikës, sepse s’kanë gjetur asgjë. Për këtë arsye nuk duan që t’i bëjnë seancat publike.”, tha ai.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Travel Off Path”: Valë turistësh në Shqipëri mes rregullave të reja të hyrjes në BE

TIRANË, 29 prill 2026 /Albania Express News/- Ndërsa Evropa...

Barcelona/ Hansi Flick, titull kampion dhe rinovim i kontratës

Hansi Flick do të rinovojë kontratën me Barcelonën menjëherë...

Sarkozy sërish përpara gjykatës, mohon financimin nga Libia dhe rrëzon dëshmitë e ish-bashkëpunëtorit të tij

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy dëshmoi sërish para Gjykata e...

Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar më 30 maj, zbulohet edhe axhenda

TIRANË,26 prill 2026/Albania Express News/Partia Demokratike ka vendosur thirrjen...