Java Kulturore Kineze, Koncerti “Melodies Along the Silk Road” nesër në Teatrin “Skampa”

Elbasani mirëpret një mbrëmje të veçantë artistike në kuadër të Javës Kulturore Kineze. Më 23 shtator, në orën 19:00, skena e Teatrit “Skampa” do të gjallërohet nga koncerti madhështor “Melodies Along the Silk Road”, i cili sjell për publikun elbasanas një përzgjedhje të veprave vokale dhe instrumentale të muzikës tradicionale kineze.
Koncerti do të interpretohet nga artistë të shquar kinezë, të cilët kanë ardhur enkas për këtë aktivitet kulturor, duke ofruar një udhëtim muzikor përgjatë “Rrugës së Mëndafshit”. Publiku do të ketë mundësinë të shijojë ndërthurjen e tingujve magjikë dhe traditës mijëravjeçare të kulturës kineze, në një përvojë artistike unike.
Hyrja është e lirë dhe të gjithë qytetarët janë të ftuar të bëhen pjesë e kësaj mbrëmjeje të paharrueshme kulturore.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...