Elbasani, pjesë e nismës europiane për klimën dhe energjinë

Në Forumin e Kryetarëve për Energjinë e Qëndrueshme, që u zhvillua në Durrës, Bashkia Elbasan ndau eksperiencën e saj me projektet që po zbatohen në qytet për një të ardhme më të gjelbër, si “Sunny Schools” dhe GreenElb, të cilat promovojnë energjinë e rinovueshme dhe efiçiencën energjetike.

Kryetari i Bashkisë, Gledian Llatja, firmosi Deklaratën për Klimën dhe Energjinë, duke e cilësuar atë një hap të rëndësishëm për veprime konkrete në dobi të qytetarëve. “Jemi krenarë që Elbasani është pjesë e kësaj nisme rajonale dhe evropiane, duke u angazhuar për një të ardhme më të qëndrueshme për qytetin tonë dhe për brezat që vijnë,” u shpreh Llatja.

Energjia e qëndrueshme i shërben Elbasanit jo vetëm në uljen e ndotjes dhe kursimin e energjisë, por edhe në ndërtimin e një qyteti më të shëndetshëm për të gjithë qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Daily Mail”: Tirana kryeson renditjen evropiane për udhëtime të përballueshme

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Pas një vere...

Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula zhvillon takim pune me drejtuesit e inspektorateve qendrore

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në vijim të...

Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua vendi i takimit për shkak të protestës

TIRANË , 28 gusht 2026/Albania Express News/-Në një vilë...