Java e 35-të e Superiores luhet të mërkurën, sfida vendimtare për “Final Four” dhe mbijetesën

TIRANË, 5 maj 2026 /Albania Express News/ Java e 35-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet e gjitha ditën e mërkurë, me 5 ndeshje të programuara në të njëjtën orë, 16:00.

Në “Selman Stërmasi”, Tirana do të presë Vllazninë. Klasikja e futbollit shqiptar premton spektakël dhe emocione, pasi të dy ekipet kërkojnë vetëm fitoren.

Në “Arena Egnatia”, kampionët në fuqi të Egnatias do të përballen me Partizanin. Të dy ekipet synojnë rikthimin te fitorja.

Në Vlorë do të luhet një përballje direkte për mbijetesë mes Flamurtarit dhe Teutës, ku të dy skuadrat futen në fushë vetëm për tri pikët.

Në “Adush Muçaj”, Bylisi do të presë kryesuesit e AF Elbasanit. Ballshiotët vijnë me moral të lartë në këtë sfidë pas fitores në Shkodër ndaj Vllaznisë dhe do të kërkojnë tri pikët në shtëpi. Nga ana tjetër, verdheblutë synojnë rikthimin te fitorja.

Në “Air Albania”, Dinamo City do të presë Vorën. Të dy ekipet kanë objektiva të kundërta. Një fitore do ta afronte Dinamon me objektivin “Final Four”, ndërsa Vora kërkon pikë të vlefshme për mbijetesën.

ABISSNET SUPERIORE – JAVA 35

E mërkurë, më 6 maj
Egnatia – Partizani                  16:00
Flamurtari – Teuta                   16:00
Tirana – Vllaznia                     16:00
Bylis – AF Elbasani                  16:00
Dinamo City – Vora                 16:00

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...

Milani, një “çështje shqiptarësh”/ Pas Igli Tares, lind pista ‘Viktor Bezhani’ për kuqezinjtë

MILANO,16 maj 2026/Albania Express News/Pronarët e “RedBird” kanë një...

Putin bëhet ‘xheloz’, kreu i Kremlinit ‘prenoton’ datën e takimit me Xi Jingping menjëherë pas Trump

MOSKË,16 maj 2026/Albania Express News/Kremlini njoftoi sot se presidenti...