Berisha i del në krah Metës: Nuk ka përdorur kurrë në jetën e tij karta krediti, Monika po, të kushëririt të vet

TIRANË,5 maj 2026 /Albania Express NewsKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i doli sërish sot në mbrojtje Ilir Metës i cili u shfaq pak ditë më parë në kafazin e qelqtë gjatë një seance në GJKKO.

Berisha iu referua një prej akuzave të SPAK-ut për Metën për përdorimin e dy kartave të kreditit në emër të një të afërmi të Monika Kryemadhit.
“Unë nuk bëj avokatin e Metës, por dërguan letërporosi në SHBA për të bërë hetim për karta krediti, pasi thonë që kanë përdorur ky (Meta) dhe Monika 2 karta krediti të kushëririt të saj. Ka dëshmitarë dhe fakte që Ilir Meta nuk ka përdorur kartë krediti kurrë, as në Shqipëri, as jashtë vendit. Ajo ka përdorur kartë të kushëririt të vet. Që e ka kushëri e ka ajo zonja. Mashtrojnë se kanë përdorur 2 karta”, deklaroi Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rikthime të mëdha dhe rritje e konkurrencës, fiksohet lista e ekipeve të Superiores së sezonit që vjen

TIRANË,16 maj 2026/Albania Express News/Me zhvillimin e ndeshjes së...

“Mot i keq në Elbasan/ Rrëshqitje inertesh në Dragostunjë, shembet ura në Sinaballaj dhe izolohen 9 fshatra”

ELBASAN,16 maj 2026/Albania Express News/Reshjet e shiut kanë përfshirë...

Skënder Hita: Kush sulmon uniformën e Policisë do të ndeshet me ligjin

TIRANË, 16 maj 2026/Albania Express News/ Drejtori i përgjithshëm...