Jasir Asani rikthehet në “shtëpi”? Partizani tenton goditjen e madhe të merkatos

Jasir Asani dhe Partizani, një histori dashurie që mund të rinisë aty ku u ndal.

“Mëngjarashi i artë” i Kombëtares shqiptare, i cili ka mbetur “peng” i situatës gjeopolitike në Lindjen e Mesme, por që e ardhmja e tij sportive ka filluar të shqyrtohet seriozisht dhe mundësia më konkrete dhe me emergjente për të mos humbur edhe formën dhe ritmin e kohëve të fundit, është që të veshë sërish fanellën e kuqe.
Pas një eksperience në Korenë e Jugut, Asani u transferua te gjigantët iranianë të Esteghlal. Megjithatë, përshkallëzimi i konfliktit të armatosur në rajon detyroi klubin të lejonte lojtarët e huaj të largoheshin për motive sigurie. Asani u rikthye menjëherë në Shqipëri, por me një ngjyrë “gri” mbi dokumentacionin e tij: klubi iranian e ka lejuar të largohet fizikisht, por ende nuk ka dhënë dritën e gjelbër për dokumentet që do t’i lejonin transferimin zyrtar në një kampionat tjetër.

Prej ditësh, sulmuesi i Kombëtares po stërvitet nën urdhrat e stafit teknik të Partizanit në kompleksin e kuq. Ajo që nisi si një mbajtje forme në ambientet ku u shpall kampion vite më parë, tashmë është shndërruar në një pistë konkrete merkatoje.
Burime ekskluzive për Top Channel konfirmojnë se drejtuesit e Partizanit i kanë paraqitur lojtarit një ofertë zyrtare. Plani i “Demave” është i qartë: Asani të luajë me Partizanin të paktën deri në mbyllje të këtij sezoni. Kjo lëvizje do t’i shërbente lojtarit për të pasur minuta në këmbë dhe për të qëndruar në fokusin e Kombëtares, ndërkohë që pritet stabilizimi i situatës në Iran apo zgjidhja përfundimtare me dokumentacionin.
Rikthimi i Asanit do të ishte “qershia mbi tortë” për sulmin e Partizanit në garën për titullin kampion. Për lojtarin, ky është mjedisi ideal; aty ku ai u rrit si futbollist dhe ku gëzon mbështetjen e pakursyer të tifozerisë.
Tashmë topi është në fushën e Jasirit. A do ta pranojë ai sfidën për t’u rikthyer aty ku nisi shkëlqimin, apo do të presë një tjetër dritare nga jashtë? Një gjë është e sigurt: kryeqyteti është në ethe për rikthimin e mundshëm të numrit 9 të Shqipërisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Rama publikon foto nga protesta dhe sheshi i tifozëve të ndeshjes Portugali-Spanjë: Kjo osht Tirona jonë e kontradiktës

TIRANË,6 korrik 2026/Albania Express News/-Ndërsa në Tiranë mbahet protesta...

Tajfuni Maysak godet Kinën, dy viktima dhe mijëra të evakuuar nga përmbytjet

KINË ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Autoritetet kineze kanë ngritur...

AF Elbasani rikthehet në Europë pas 20 vitesh, Gvozdenoviç dhe Lulaj: Jemi gati për sfidën me BATE Borisov

ELBASAN ,6 korrik 2026/Albania Express News/-AF Elbasani është vetëm...

Zhvlerësimi i paprecedentë i kartonit të kuq, Trump e pranon: E telefonova personalisht Infantinon, por nuk e urdhërova

BOTËRORI 2026 ,6 korrik 2026/Albania Express News/-Presidenti Donald Trump...