Ilir Proda vlerëson pesë efektivët e policisë dekoruar nga Kryeministri për guximin ndaj zjarreve

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, shprehu sot mirënjohjen e tij për pesë efektivët e policisë të cilët u dekoruan nga Kryeministri Edi Rama për angazhimin e tyre në përballjen me situatën e zjarreve gjatë verës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Proda theksoi se ndihet krenar për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që këta punonjës treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

“Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre”, shkruan Proda.

Ai nënvizoi se efektivët e dekoruar janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, një shembull që frymëzon dhe bën krenarë të gjithë qytetarët.

“Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë çdo ditë në përmbushje të misionit të vështirë dhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre”, shtoi Proda.

Ky nderim vjen si një simbol i përkushtimit të vazhdueshëm të Policisë së Shtetit në shërbim të qytetarëve dhe në përballje me situata të jashtëzakonshme si zjarret e verës.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Gulf News”: Gjirokastra mes destinacioneve më spektakolare në botë

GJIROKASTËR, 13 korrik 2026 /Albania Express News/- Shqipëria është...

Botërori 2026/ Policia në Atlanta në alarm për gjysmëfinalen Angli-Argjentinë

BOTËRORI 2026 ,13 korrik 2026/Albania Express News/-Atlanta përforcohet për...

Edi Rama merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën në Paris

TIRANË, 13 korrik 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama...