“I vetëm nuk bën dot asgjë”/ Do të pasojë Ilir Prodën në krye të Policisë së Shtetit, kush është Skënder Hita

Pas shkarkimit të Ilir Prodës, në krye të Policisë së Shtetit do të jetë Skënder Hita.

Kush është Skënder Hita?
Skënder Hita ka nisur detyrën si specialist i lartë prej vitit 2001, menjëherë mbasi është diplomuar në akademinë e policisë. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, në vitin 2002 Hita është trajnuar nga amerikanët përmes USAID në kursin “korrupsioni dhe policia”. Më pas ndërsa ka punuar në disa komisariate në Tiranë dhe është trajnuar edhe nga Bashkimi Europian edhe për Menaxhimin e Vendit të Ngjarjes nga Departamenti Drejtësisë FBI, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Akademinë ILEA Budapest.

Ai ka certifikatë mirënjohje të vitit 2008 për 12 operacione dhe po ashtu certifikatë për agjentët nën mbulim. I njeh të gjitha sektorët sepse ka shërbyer tek hetimi i krimit të organizuar, forcën e posaçme operacionale, kundër narkotikëve si edhe drejtues i policive në qarqe.
Siç është prezantuar gjatë marrjes së detyrave të mëparshme si shef njësie apo drejtor qarku rezulton se motoja e Skënder Hitës është ” i vetëm nuk bën dot asgjë”, pra puna në skuadër.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Natë dramatike në Oreokastro të Selanikut, zjarri përpin fabrika dhe kërcënon zonat e banuara

SELANIK,5 korrik 2026/Albania Express News/-Një natë dramatike në luftë...

Protestuesja nga Kanadaja: Berisha kumbari im, unë emigrova, ai notonte me paratë e Shqipërisë

TIRANË, 5 korrik 2026/Albania Express News/- Në ditën e 35-të...