“I thanë që unë kisha të dashur”/ Monika Kryemadhi flet për raportin me Ilir Metën: Kam shumë respekt, por jam penduar që…

Monika Kryemadhi ka folur ditën e sotme edhe për marrëdhënien e saj me Ilir Metën, për të cilin u shpreh se sot gëzon ende respekt për 33 vitet e kaluara bashkë si partnerë.

E ftuar në ‘Breaking’ në Top News, Monika u shpreh se vitet e bashkëjetesës me Metën kanë qenë periudha më e bukur e jetës së saj, edhe pse me të ka kaluar shumë sfida dhe beteja me të.
“Më thuaj ti një femër që nuk mban mend puthjen e parë. Unë nuk mund të mohoj 33 vite jetë me Metën, nuk kanë qenë të tmerrshme, por shumë të bukura. Ka qenë periudha më e bukur e jetës sime. Me Metën kam kaluar shumë sfida, shumë beteja, disa i fituam, disa u humbën. Unë nuk mund të mohoj çdo gjë. Kjo që jam, jam për shkak të bashkëjetesës sime me të. Ai ishte shumë tolerant, më linte të bëja çfarë të doja, nuk kam pasur kurrë kontroll. Ne në jetën tonë kemi bërë a s’kemi bërë 5 herë pushime familjare.

Jam penduar që kam harxhuar kohën për të tjerët dhe jo për familjen time. Kam peng në marrëdhënien me fëmijët, sepse i jam përkushtuar njerëzve të tjerë dhe në fund të ditës, kur kthen kohën, thua çfarë kam bërë për fëmijën tim. Ndjej respekt për të. Meta kurrë nuk ka qenë i vëmendshëm për veshjen time. Vetëm një herë, kur i kam lyer flokët e kuqe, i bëri përshtypje.
Sot ndjej respekt dhe inat me veten që SPAK dhe Dumani përdorën metodologjinë e sigurimit të shtetit për të na futur në konflikt, duke i quajtur si bashkëpunëtor të SPAK, pra që kam tradhtuar Metën dhe doli që nuk ishte e vërtetë. Meta gjithmonë i ka besuar njerëzit dhe ky ka qenë problemi më i madh i tij. Ai ka një miqësi të tepruar brenda vetes së tij. Zhgënjimin e ka shumë më të madh. Manipulimi që është bërë ka qenë shumë i shëmtuar dhe jo njerëzor”.
Monika riktheu në vëmendjet edhe akuzat që i janë bërë.
“Të gjithë ata që kanë ndërtuar këtë lloj skeme… ata i than në fillim Metës, që në telefonin e Monikës kemi gjetur një të dashur, pra “Monika ka të dashur”. Unë thoja që të kesh të dashur duhet të kesh kohë njëherë. Meta kishte ikur nga shtëpia atëherë. Thonin që unë kam të dashur. I kishin çuar Metës mesazhet e mia me “Zemra ime”. Unë Metën e kisha të regjistruar në telefon me “Zemra ime”, u shpreh Monika Kryemadhi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Policia rrugore “digjitalizohet”/ Radarë, dronë dhe makina inteligjente: Fund kontrolleve rutinë në rrugë

Në të gjithë akset kombëtare do të operojnë aparatët...

“SHBA do sulmojë Hormuzin nëse dështon armëpushimi”, Trump i përgjigjet deklaratës: Jo armë atomike

“Forcat e armatosura te SHBA-së po përgatisin plane emergjente...

Ndryshime në Kodin Rrugor, 70 orë trajnim për shoferët e rinj profesionistë, ndryshon testi teorik dhe praktik

TIRANË,24 prill 2026/Albania Express News/Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë...