Humbja në “frymën e fundit” ndaj AF Elbasanit, trajneri Dobi i Teutës e ka me të rinjtë: Aktivizimi i tyre ka kosto, s’janë… guximtarë

 

Trajneri i Teutës, Enkeleid Dobi, foli pas humbjes në frymën e fundit ndaj AF Elbasanit në “Niko Dovana” me rezultatin 1 me 2, teksa e vendosi fokusin e kësaj disfate te aktivizimi i lojtarëve të rinj. Në prononcimin e dhënë për “Super Gol”, Dobi deklaroi:

“Po mendojmë për të ardhmen e ekipit. Gjithë projekti qëllimi, ka qenë që të fusim të integrojmë lojtarë nga akademia. Jam munduar, por edhe ekipi U19 ka pasur nevojë. Vetë lojtarët janë duke e marrë shansin, por duhet ta shfrytëzojnë, të ecin përpara dhe të rriten.

Djemtë e rinj të futur kanë koston e vetë, AF Elbasani na futi në presion. Doja të vazhdonim me të njëjtën mënyrë loje si pjesën e parë. Djemtë e rinj nuk janë integruar tamam, kanë “frikën”, nuk janë guximtarë për të mbajtur rritmini e lojtarëve në pjesën e parë. Dëmtimi i Përgjonit na detyroi të modifikonim skemën e lojës që kishim përgatitur gjatë gjithë lojës.

Në pjesën e dytë nuk dolëm rrjedhshëm në sulm, mungonte sepse futëm djemtë rinj, Trifonin, Arifi, Boci, Buzon, Serxhion, janë të gjithë 22-vjeç e poshtë. Kur do t’ia u japësh mundësinë djemve të rinj. Edhe në ndeshjet e mbetura të kampionatit do t’iu japim minuta djemve të rinj. Jam i kënaqur me mënyrën se si i interpretuan në disa momente pjesën e vetë. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për këtë”, deklaroi Dobi.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksion i madh në Kosovë, arrestohen 34 persona për lloto dhe skemë piramidale, sekuestrohen mbi 170 mijë euro

KOSOVË ,19 prill 2026/Albania Express News/ Një operacion i...

Besëlidhja e Lezhës shpallet kampione e Grupit A në Kategorinë e Dytë

LEZHË, 19prill /Albania Express News/ Besëlidhja është shpallur ekipi...

Edi Rama: Diaspora nga histori largimi në forcë zhvillimi për Shqipërinë

TIRANË, 19 prill /Albania Express News/ Kryeministri Edi Rama...