Hirësi imzot Andon Merdani ,Mitropolit i Elbasanit,Shpatit e Librazhdit , 10 vite shërbesë dhe përkushtim në krye të Mitropolisë së Elbasanit

NGA FATMIR POPJA

Në Elbasan u zhvilluan kremtimet për 10-vjetorin e fronëzimit të Hirësisë së Tij, Imzot Andon Merdani, si Mitropolit i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, një moment i rëndësishëm që vuri në qendër figurën dhe kontributin e tij në jetën shpirtërore të besimtarëve ortodoksë.

Ceremonia solemne në Kisha e Shën Nikollës mblodhi klerikë dhe besimtarë të shumtë, të cilët përmes lutjeve dhe pjesëmarrjes në Liturgjinë Hyjnore nderuan një dekadë shërbese të përkushtuar të Mitropolitit Merdani.

Në fjalën e tij, Imzot Andon Merdani përcolli emocione të thella dhe mirënjohje për këtë rrugëtim 10-vjeçar, duke e cilësuar atë si një dëshmi të gjallë të veprimit të hirit të Perëndisë në jetën e Kishës dhe të komunitetit. Ai theksoi se misioni i tij ka qenë i përqendruar tek shërbimi me dashuri, sakrificë dhe përulësi ndaj çdo besimtari.

Mitropoliti nënvizoi rolin e peshkopit si simbol uniteti dhe udhëheqës shpirtëror, duke kujtuar se përgjegjësia e tij ka qenë jo vetëm ndërtimi i objekteve të kultit, por mbi të gjitha forcimi i besimit dhe ndërtimi i një bashkësie të gjallë shpirtërore. “Nuk kemi ndërtuar vetëm mure kishash, por kemi ndërtuar mirësi, paqe e dashuri për të gjithë,” u shpreh ai, duke përmbledhur thelbin e shërbesës së tij.

Gjatë kësaj dekade, sipas tij, Mitropolia ka përjetuar rritje dhe konsolidim, falë përkushtimit të klerit dhe besimtarëve, duke u kthyer në një vatër të rëndësishme të jetës fetare dhe sociale në zonë.

Në përmbyllje, Imzot Andon Merdani shprehu falënderim për të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë rrugëtim, duke përcjellë një mesazh shprese, uniteti dhe besimi për të ardhmen, ndërsa u lut për vijimin e misionit të tij në shërbim të Kishës dhe besimtarëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Skyscanner”: Saranda kryeson listën e destinacioneve verore për t’u zbuluar në 2026-ën

TIRANË, 4 qershor 2026 /Albania Express News/- Pushimet verore...

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës)

TIRANË,4 qershor 2026/Albania Express News/Kuvendi zhvillon sot seancën plenare,...

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

MALIQ,4 qershor 2026/Albania Express News/Një ngjarje e rëndë është...