Himara çeli sezonin turistik, Rama: Tri ditë plot jetë, energji dhe festë

HIMARË, 5 maj 2026/Albania Express News/ Himara ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror 2026 me një program treditor aktivitetesh kulturore, sportive dhe argëtuese, të organizuara nga bashkia në zonat kryesore bregdetare të qytetit.

Aktivitetet që u zhvilluan në datat 1, 2 dhe 3 maj, përfshinë koncerte, panaire, evente për fëmijë, aktivitete sportive, kinema në natyrë, festivale dritash, si dhe sporte ujore si kajak dhe zhytje.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga çelja e sezonit turistik në Himarë, të cilat i cilësoi “tri ditë plot jetë, energji dhe festë”.

Himara mbetet një nga destinacionet më të preferuara të bregdetit shqiptar, falë plazheve si Livadhi, Spile, Potami, Llamani dhe Filikuri, si dhe kombinimit të turizmit detar me natyrën, kulturën dhe traditën vendase.

Zgjerimi i ofertës turistike përtej sezonit tradicional të verës, synon ta kthejë Himarën në një destinacion të vizitueshëm gjatë gjithë vitit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

“Michelin” përzgjedh 20 hotele në Shqipëri, Gonxhja: Promovim në tregun ndërkombëtar

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Njëzet hotele në...

LIBRAZHD | Gjimnazi “Ibrahim Muça” organizon aktivitet letrar me studiues, poetë dhe nxënës

Letërsia na bashkon, libri na frymëzon! Gjimnazi “Ibrahim Muça”...

Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja jep dorëheqjen nga detyra

TIRANË, 23 tetor 2026 /Albania Express News/-Drejtori i Përgjithshëm...