TIRANË ,12 shtator 2026 /Albania Express News/-Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur për realizimin e hartës së re territoriale të Partisë Socialiste, që parashikon krijimin e 46 bashkive, nga 61 që janë aktualisht.
“Bashkimi do të bëhet sepse e thotë e gjithë teoria botërore, historia shqiptare, e thonë numrat dhe duhet ta mbyllim në 2031”, u shpreh ai.
Në takimet me strukturat socialiste dhe qytetarët në Vlorë, kreu i qeverisë sqaron si do të funksionojë harta e re, ndërsa theksoi se nuk bëhet fjalë për shkrirje.
“Shërbimet që sot i kryejnë bashkitë e vogla, qytete do t’i kryejnë përsëri njësoj. Askush nuk do t’i marrë me vete shërbimet. Sot, bashkitë e vogla nuk kryejnë një pjesë të madhe të funksioneve të tyre, sepse nuk kanë mjaftueshëm burime njerëzore”, tha Rama gjatë takimit.
Gjatë të shtunës, kryeministri zhvilloi takime, në kuadër të Reformës Territoriale, edhe në Gjirokastër, ku iu sqaroi qytetarëve planin e ri socialist, duke marrë si shembull Libohovën.
Takimi i kryeministrit Rama në Vlorë u shoqërua me protestë jashtë ambienteve të Pallatit të Kulturës, nga një grup qytetarësh, që drejtoheshin nga Baki Goxhaj, i njohur si udhëheqës i protestave pro Palestinës. Ai u shoqërua në polici, bashkë me tre protestues të tjerë.

