Grila në brigjet e liqenit të Shkodrës, destinacion për turistët që kërkojnë natyrë e peizazhe mbreslënëse

SHKODËR ,05 shtator 2026 / Albania Express News /-Në brigjet e liqenit të Shkodrës, Grila në Malësinë e Madhe është kthyer në një nga destinacionet më të dashura për vizitorët që kërkojnë natyrë, qetësi dhe peizazhe mbresëlënëse.

Kryeministri Edi Rama ndau mëngjesin e sotëm foto nga pushues të shumtë, të cilët po shijojnë kohën duke bërë sporte dhe piknik në natyrë buzë liqenit. Në ditët e tyre të pushimit, ata shijojnë gjithashtu plazhin, sportet ujore dhe marrin rreze dielli.

Prej vitesh, kjo perlë e Malësisë së Madhe mirëpret turistë nga e gjithë bota, të magjepsur nga bukuria e liqenit, mikpritja vendase dhe atmosfera autentike e zonës.

Liqeni i Shkodrës, i shpallur Rezervë Ndërkufitare e Biosferës nga UNESCO dhe pjesë e Rrjetit Botëror të Rezervave të Biosferës, konsiderohet një nga qendrat turistike më të rëndësishme të rajonit dhe vijon të tërheqë çdo vit një numër në rritje vizitorësh vendas dhe të huaj.

Për të apasionuarit pas turizmit aktiv, liqeni ofron kushte të favorshme për sportet ujore, ecjet në natyrë (hiking), vëzhgimin e shpendëve dhe aktivitete të tjera rekreative, duke e bërë atë një destinacion tërheqës në çdo stinë.

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin e Ballkanit dhe shtrihet në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi. Ekosistemi i tij përfaqëson një nga zonat më të rëndësishme të biodiversitetit në Evropë, me një pasuri të veçantë flore dhe faune. Pika më e thellë e liqenit arrin rreth 45 metra, ndërsa në skajin juglindor të tij shtrihet qyteti i Shkodrës, prej të cilit liqeni ka marrë edhe emrin.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Egnatia nuk di të ndalet, mposht Skënderbeun dhe merr fitoren e tretë radhazi

RROGOZHINË, 05 shtator 2026 / Albania Express News /...