Gonzato: Reforma në Drejtësi duhet të bëhet e pakthyeshme

TIRANË, 16 korrik 2026 /Albania Express News/- Me nismën e Ministrisë së Drejtësisë, u zhvillua dje një tryezë diskutimi me pjesëmarrjen e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë, ku u shqyrtua ecuria e zbatimit të Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2024–2030.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri bëri të ditur se, si mekanizmi i vetëm i monitorimit i përcaktuar me ligj që garanton koordinimin dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve të drejtësisë, ky proces gëzon mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian për një zbatim të suksesshëm të strategjisë.

Në këtë takim, ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, vlerësoi punën e institucioneve të drejtësisë dhe ritheksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë, integritetit dhe llogaridhënies së tyre.

Ai evidentoi progresin e arritur në kuadër të Reformës në Drejtësi, por theksoi se mbeten ende sfida që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm.

“Objektivi përfundimtar është ta bëjmë reformën të pakthyeshme. Mbetem i bindur se institucionet e forta dhe të qëndrueshme janë garancia e vetme afatgjatë për drejtësi, stabilitet dhe mirëqenie. Ato mbrojnë jo interesat e pakicës, por të drejtat dhe mirëqenien e të gjithëve”, u shpreh ambasadori Gonzato.

Strategjia Ndërsektoriale e Drejtësisë 2024–2030 synon forcimin e shtetit të së drejtës, rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë dhe përmbushjen e standardeve të kërkuara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Bashkimi Evropian vijon të mbështesë institucionet shqiptare në zbatimin e reformave që lidhen me forcimin e sundimit të ligjit dhe konsolidimin e institucioneve të drejtësisë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

MIRDITË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Një aksident i...

Thriller me 7 gola në “Stamford Bridge”, Chelsea fiton me zemrën në dorë dhe shkon në kuotën e 6 pikëve

ANGLI , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Çfarë spektakli në...

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

TIRANË , 30 gusht 2026/Albania Express News/-Shqipëria po shndërrohet...