Gonxhja me përfaqësuesit e BB, fokusi investimet në kulturë e turizëm

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të Grupit të Bankës Botërore, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit afatgjatë dhe projektet strategjike për zhvillimin e vendit.

Në postimin e tij, Gonxhja bëri të ditur se ka mirëpritur Massimiliano Paolucci, menaxherin e ri të Grupit të Bankës Botërore për Shqipërinë, si edhe Xiaoqing Yu, drejtoreshë e Divizionit për Ballkanin Perëndimor, Evropë dhe Azi Qendrore.

Gjatë takimit u diskutua mbi iniciativa konkrete që synojnë nxitjen e investimeve në art, kulturë, trashëgimi kulturore, destinacione turistike dhe zhvillim komunitar.

Ministri theksoi se bashkëpunimi me Bankën Botërore do të vijojë të përqendrohet te transformimi i infrastrukturës kulturore dhe te modelet e reja të financimit, të cilat synojnë të gjenerojnë impakt të qëndrueshëm ekonomik, social dhe kulturor për Shqipërinë.

Sipas Gonxhes, këto projekte strategjike janë pjesë e vizionit për një zhvillim të integruar të turizmit dhe kulturës, duke i shndërruar asetet kulturore dhe turistike në motorë të rëndësishëm të zhvillimit lokal dhe kombëtar.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Mbappé: “Me Francën o fiton, o të masakrojnë. Penalltia e gabuar? Po ju shpjegoj pse”

BOTËRORI 2026 ,11 korrik 2026/Albania Express News/-Kapiteni i nënkampionëve...

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...