Gonxhja: Mbi 5300 ha në funksion të “Paketës së Maleve” në Shkodër, Mat dhe Shijak

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka njoftuar shpalljen e zonave të para malore me përparësi zhvillimi ekonomik në qarqet Shkodër, Mat dhe Shijak, një hap që ai e cilësoi si strategjik për nxitjen e investimeve dhe zhvillimin e qëndrueshëm të këtyre territoreve.

Sipas ministrit Gonxhja, rreth 5300 hektarë tokë do të jenë tashmë të dedikuara për zbatimin e projekteve dhe investime që synojnë turizmin gjithëvjetor, agroturizmave, sporteve të aventurës dhe forcimit të ekonomisë lokale malore.

Ai theksoi se ky proces është nisur në bashkëpunim mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, duke nënvizuar se tashmë puna po konkretizohet me hapa të matshëm në terren.

Ministri u shpreh se “Paketa e Maleve” po krijon bazat për zhvillim rural dhe turizëm të qëndrueshëm, duke hapur rrugën për investime të reja në: sporte dimërore, shtigje dhe aktivitete alpinizmi, aktivitete rekreative që sjellin vizitorë gjatë gjithë vitit.

“Këto investime pritet të japin energji të re ekonomisë së zonave malore, të rrisin përfshirjen e komuniteteve vendase, të sigurojnë zhvillim të balancuar territorial dhe të forcojnë konkurrencën turistike të Shqipërisë në rajon”, u shpreh Gonxhja.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Spanja mposht Belgjikën mes vuajtjesh dhe kalon në gjysmëfinale, e pret ndeshje ëndrrash kundër “yjeve” të Francës

BOTËRORI 2026 ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Spanja është kualifikuar...

Protestuesit para Kryeministrisë për 41 ditë, thirrje për largimin e klasës së vjetër politike dhe qeveri teknike

TIRANË ,10 korrik 2026/Albania Express News/-Prej 41 ditësh, në...

Media italiane “Wom Travel” vlerëson Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më autentike të Evropës

Shqipëria është renditur mes 10 destinacioneve më autentike dhe...