Goleadori i Polonisë Robert Lewandowski dhe sfida me Kombëtaren: Një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi

Kombëtarja shqiptare do të diskutojë gjysmëfinalen e playoffit të Botërorit 2026 me Poloninë e cila ka në radhët e saj një goleador si Robert Lewandowski.

Sulmuesi i Barcelonës edhe pse tashmë 37 vjec, pritet të jetë një kërcënim për mbrojtjen kuqezi, e megjithatë Lewandowski nuk i kursen vlerësimet maksimale.
‘Duhet të shënojmë një gol më shumë. Nuk mund të krahasoj këtë ndeshje me atë të 2023. Shqipëria është gjithnjë një skuadër e fortë, por ne luajmë në shtëpi dhe shpresojmë që të mos e lejojmë që ajo të marrë avantazhin. Ndeshjet në transfertë janë gjithnjë të vështira. E respektojmë atë. Kjo është finalja jonë e parë dhe nuk ka vend për gabime, shpresojmë që të luajmë mirë që të kalojmë në finalen e dytë’-tha Lewandowski

Lewandowski shkoi më tej teksa foli dhe për emocionet e tij në prag të kësaj ndeshjeje.
‘Së fundmi, mendoj se emocionet e mia kanë qenë ndryshe në krahasim me të kaluarën. Jam i ndërgjegjshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Ndoshta mund t’i kontrolloj këto emocione më mirë-tha Robert Lewandowski

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Elbasani përkujton 82-vjetorin e Çlirimit, mirënjohje dhe respekt për dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e qytetit

ELBASAN , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Në 82-vjetorin e...

“PD e gatshme për listat e hapura në nivel kombëtar”, Berisha: Modeli i Kosovës më i miri

TIRANË , 11nëntor 2026 / Albania Express News /-Kryetari...

Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave

TIRANË , 11 nëntor 2026/Albania Express News/-Sindikata e Transportit...